Lu: Fokusi ynë, reforma në drejtësi

Ambasadori Amerikan ne Tirane, Donald Lu, duke folur gjate nje konference per Reformen ne Drejtesi me teme "Sfida e se Sotmes, Garanci e se Ardhmes, Ndryshimet Kushtetuese ne Sistemin e Drejtesise"./r/n/r/nUS Ambassador in Tirana, Donald Lu, during a conference on judicial reform on the "challenges of the present, guarantee the future Constitutional changes in the justice system."

Ambasadori amerikan, Donald Lu, deklaroi se prioriteti numër një i qeverisë amerikane në Shqipëri është të mbështesë reformat e nevojshme për pranimin e Shqipërisë në BE
“Po bëjmë thjesht punën tonë. Të gjithë ne në Ambasadën amerikane jemi të përqendruar në reformën në drejtësi për shkak të udhëzimit direkt nga zyrtarë të lartë në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin e Shtetit. Ata na kanë thënë qartësisht se prioriteti numër një i qeverisë amerikane në Shqipëri është të mbështesë reformat e nevojshme për pranimin e Shqipërisë në BE”, deklaroi ambasadori amerikan.

Lu tha se ai ishte i bindur se reforma ka potencialin t’i japë fund pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë dhe të ndalojë korrupsionin politik, por paralajmëroi se shqiptarët “nuk duhet të presin një mrekulli brenda nates”.

“Verifikimi dhe largimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve mund të marrë tre vite ose më shumë. Rekrutimi dhe trajnimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit për të kryer hetimet antikorrupsion do të kërkojë më shumë se një vit. Krijimi i këshillave të caktimit të gjyqtarëve dhe organeve disiplinuese do të marrë disa muaj kohë. Do të jetë një sistem ku gjyqtarët dhe prokurorët do të japin llogari. Edhe zyrtarët e lartë të qeverisë, parlamentarët dhe zyrtarët lokalë do të japin llogari gjithashtu”, u shpreh Lu.

Pin It