Xhepat bosh për punonjësit e administratës, rituali i përvitshëm

borxhlinjt-euml-e-l-euml-n-euml-shtetin-pa-para-dokument_hd
Edhe pse jemi më 7 janar, paratë nuk janë kaluar ende nëpër llogaritë e punonjësve të administratës publike. Vonesa e pagave po kthehet në një ritual të përvitshëm.

Gjatë datave 5 dhe 6 janar, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Financiare në Ministrinë e Finacave ka kryer 259 veprime, por asnjë transfertë për pagat e punonjësve.

Në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave, ku pasqyrohen veprimet e thesarit të shtetit rezultojnë se janë kryer gjatë ditëve të para të vitit vetëm disa transferta për shpërblimet e punonjësve të administratës për rezultate në punë, për pagesa paaftësie e ndihmë ekonomike, si dhe pagesa të tjera rutinë të buxhetit.

Pin It