
Qumështi i bletës është një produkt i përdorur gjerësisht në mjekësi për shkak të vetive të tij kuruese.Më poshtë do të gjeni disa nga vetitë e tij :
- Qumështi i bletës është tonik, energjik, antiseptik (kundër mikrobeve). Ai jep efekte pozitive për shëndetin dhe preferohet shumë nga meshkujt. Gjithashtu, përdoret edhe për maska bukurie.
 - Forcon sistemin imunitar dhe lufton alergjitë.
 - Ndihmon në prodhimin e baktereve të dobishme, të cilat ndihmojnë tretjen e ushqimeve dhe luftimin e sëmundjeve të ndryshme.
 - Rrit nivelet e kolagjenit, i cili ndikon në parandalimin e rrudhave dhe tharjes së lëkurës.
 - Trajton osteoporozën, sëmundjen e kockave.
 - Shëron plagët dhe inflamacionet e lëkurës edhe më shpejt se vetë mjalti. Përdorimi i qumështit të bletës ndikon në ndryshimin e niveleve të glukozës dhe kjo gjë u vjen në ndihmë atyre që vuajnë nga diabeti.
 
					


