VISARE SHQIPTARE – MALET SHQIPTARE, THESARE PËR ALPINIZMIN

kjo

Këtë javë në “Visare Shqiptare” ndamë sëbashku fragmente nga jeta e nje alpinisti me shumë vite experiencë. Ishim në studio me alpinistin Aleksandër Bojaxhi dhe folëm për sportin e bukur të alpinizmit dhe aventurat e malit.

Z.Aleksandër e nisi bisedën duke thenë se ndjen se sot është një bjeshkatar, një i moshuar të cilit ende i pëlqen të lëvizë nëpër male. Për të kuptimi i vërtetë i fjalës alpinist lidhet me moshën e re, apo edhe me një moshë pjekurie. I ftuari na tregoi se alpinizmi për të kishte filluar rastësisht, në janar të vitit 1962 ai kishte marrë një fletë kampi për në Malin e Dajtit, për të kaluar pushimet pas sezonit të parë të provimeve studentore. Në atë kamp, katedra e fizikulturës së Universitetit të Tiranës organizonte një shkollë alpinizmi ku mësoheshin elementët e parë të këtij sporti.

Në vazhdim të bisedës z.Bojaxhi na tregoi edhe për terrenet shqiptare. Ai tha se në përgjithësi “pesha” e bukurisë anon tek Bjeshkët e Namuna, pra pjesa veriore e Shqipërisë, pjesa malore që shtrihet mbi lumin Drin.

Po ashtu z.Aleksandër tha se edhe për ski ne kemi vende të mrekullueshme si: Lëpusha, Shistaveci, zona rreh majës së Hekurave etj.

Ai tha se malet e vendit tonë janë male të reja, me forma të guximshme të relievit dhe kështu ato janë thesare për këtë sport. Janë të denja për alpinistë cilësorë, nga cilido vend a shtet që mund të vijë, kanë gjithçka që një alpinist klasi mund të kërkojë që të demostrojë për ngjitjen e tyre, përveç lartësisë, nënvizon ai.

Po këtu u shpreh se nuk ka male të mëdhenj e male të vegjël por ka itenerarë të mëdhenjë e itenerarë të vegjël/thjeshtë. Ne kemi mjaft itenerarë të mëdhej, të denjë për të shpalosur kushdo vlerat alpinistike që ka.

Ndër të tjera tha dhe se turizmi malor për të është shkolla fillore e alpinizmit si dhe përmendi një nga problemet tona atë të kulturës për argëtimet në natyrë.

Në fund të bisedës z,Bojaxhi këshilloi të gjithë të rinjtë duke ju thënë stërvituni, sepse duke u stërvitur mund të kënaqni dëshirat tuaja si dhe do keni mundësi që të merrni më të shumtën e kënaqësive që të jep sporti i alpinizmit.

Për më shumë mund ta dëgjoni intervistën në:

https://soundcloud.com/spektrum-group/visaret-shqiptare-malet-shqiptare-thesare-per-alpinizmin

 

Pin It