Vitamina K, përfitimet që kemi dhe ushqimet që e sigurojnë

Vitamina K është një nga vitaminat që luan një rol të rëndësishëm në shëndetin tonë.

Vitamina K ka dy forma natyrale: K1 dhe K2. Vitamina K1 përfitohet nga perimet e gjelbra, përderisa vitaminën K2 mund ta gjeni në ushqimet e fermentuara.

Vitamina K i sintetizon proteinat të cilat janë esenciale për ndaljen e gjakderdhjes, ndërsa mungesa e kësaj proteine mund të shkaktojë gjakderdhjen e tepërt apo gërvishtjet.

Kjo vitaminë gjithashtu bashkëpunon edhe me vitaminën D për të dërguar kalciumin te eshtrat dhe për t’i forcuar eshtrat.

Nivelet e vogla të vitaminës K mund të çojnë në një rrezik më të madh të frakturës.

Këtë vitaminë mund ta gjeni në spinaq, qepë, brokoli, sallatë, spec të djegës, vaj ulliri, etj

Pin It