Vlahutin: “Miratimi i paketës kushtetuese, fillimi i reformës”

vlahutin1

Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin në takimin e tretë të Komitetit Drejtues të EURALIUS IV i cili mbahet në ministrinë e Drejtësisë me dyer të mbyllura, tha se Zbatimi i reformës do të jetë një sfidë e madhe dhe një numër i madh aktesh legjislative janë në proces ndryshimi apo hartimi.

 “Reforma e Drejtësisë nuk do të mbarojë me miratimin e paketës kushtetuese, por aty do të fillojë. Zbatimi i reformës do të jetë një sfidë e madhe dhe një numër i madh aktesh legjislative janë në proces ndryshimi apo hartimi.

Dialogu dhe diskutimi kanë rëndësi kritike për suksesin e reformës, askush nuk pret të ketë marrëveshje të plotë mbi gjithçka, por në një demokraci është shumë e rëndësishme të shkëmbehen mendime për të kërkuar zgjidhjet më të mira.”-tha Vlahutin.

 Në takim janë të pranishëm përfaqësues të Euralius, ambasadorja e BE Romana Vlahutin, kreu i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, kreu i Komisionit Ad hoc për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj, Avokati i Popullit, Igli Totozani, përfaqësues të shoqatës së prokurëve dhe gjyqtarëve, ekspertë etj.

 

Pin It