Vlerat e lëngut të karrotës, aleat i shëndetit

Karrota e sidomos lëngu i saj, njihen për vlerat e jashtëzakonshme që përmbajnë.  Lëngu i karrotës është i pasur me beta karoten që i jep organizmit vitaminën A, vitaminat e kompleksit B, vitaminën E dhe shumë minerale të tjera. Këto  vitanima ndikojnë pozitivisht në organizmin tonë. Disa prej dobive të lëngut të karrotës janë:

Përmirëson oreksin

– Nëse konsumoni një gotë me lëng karrote përpara çdo vakti, do të rrisni shanset e sekretimit të lëngjeve tretëse dhe do të rrisni oreksin.

Përmirëson shikimin

– Lëngu i karrotës përmirëson shikimin falë përmbajtjes së beta karotenit dhe luteinës të cilat mbrojnë sytë. Mëlçia e transformon beta karotenin në vitaminë A dhe më pas e transporton atë direkt e në retinë. Vitamina A më pas transformohet në rodopsinë, një përbërës i nevojshëm për një shikim të shëndetshëm sidomos në errësirë.

Ul kolesterolin

– Lëngu i karrotës përmban kalium, i cili ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit. Kaliumi së bashku me manganin dhe magnezin ndihmon në ekuilibrin e nivelit të sheqernave në gjak, rrjedhimisht duke parandaluar diabetin.

Forcon imunitetin

– Nëse pini një gotë me lëng karrote çdo ditë, sistemi juaj imunitar do ju falenderojë. Lëngu i karrotës është i mirë për të mbrojtur organizmin nga bakteret e dëmshme, virozat dhe inflamacioni.

Shëndeti i zemrës

 – Karrotat janë të mbushur me antioksidantë dhe fibër dietike, ndaj e mban zemrën të shëndetshme, duke mbrojtur arteriet dhe përmirësuar qarkullimin e gjakut.

Përmirëson shëndetin e mushkërive

– Lëngu i karrotës është i shkëlqyer për shëndetin e mushkërive, sepse parandalon sëmundjet respiratore të shkaktuara nga infeksionet dhe lufton ndikimin negativ të duhanpirjes.

Ju ndihmon të flini më mirë

 – Lëngu i karrotës inkurajon formimin e melatoninës në organizëm, rrjedhimisht ju ndihmon të rregulloni gjumin dhe të flini më mirë.

Pastron mëlçinë

– Avantazhet shëndetësore të lëngut të karrotës kanë sasi të mëdha të vitaminës A, e cila eliminon yndyrën e tepërt nga mëlçia. Për të përfituar nga këto avantazhe ju duhet të konsumoni lëng karrote rregullisht.

Kundër anemisë

– Përmbajtja e hekurit në lëngun e karrotës forcon prodhimin e hemoglobinës dhe rimëkëmb organizmin nga ndikimi i anemisë.

Rrit metabolizmin

– Lëngu i karrotës përmban shumë nga kompleksi i vitaminave B të cilat janë të dobishme në shpërbërjen e glukozës, yndyrës dhe proteinave. Rrjedhimisht, lëngu i karrotës i bën mirë muskujve, rrit metabolizmin dhe ndihmon në rënien në peshë.

Si të përgatisni lëngun e karrotës

E vetmja gjë që ju nevojitet është një shtrydhëse frutash dhe karrota të freskëta, të cilat duhet t’i lani mirë dhe t’i qëroni lehtë pa i zhveshur ato nga ushqyesit që gjenden nën shtresën e jashtme.

Sasia e rekomanduar e lëngut të karrotës

Rregulli i parë është që të pini lëngun e karrotës bashkë me një lugë me vaj ulliri. Yndyra inkurajon përthithjen e karotenit nga mëlçia. Lëngu i karrotës në sasi të vogla nuk ka asnjë ndikim, ndërsa në sasi të mëdha mund të shkaktojë një barrë të rëndë në mëlçi dhe pankreas. Lëngun e freskët të karrotës duhet ta pini jo më larg se një orë nga përgatitja, sepse vitaminat siç është beta karoteni nisin të shpërbëhen dhe humbasin vlerën e tyre. Pini lëngun e karrotës 30 minuta përpara çdo vakti, madje edhe në mëngjes me stomakun bosh. Lëngu i karrotës është i përshtatshëm edhe për fëmijët. Pasi kanë mbushur gjashtë muaj, mjafton ta holloni atë me ujë në sasinë 1-1.

Burimi: agroweb.org

 

Pin It