Zyrtare: Interi shkarkon trajnerin De Boer

frank-de-boer759

Interi zyrtarisht ka shkarkuar trajnerin Frank De Boer pas rezultateve jo të mira të skuadrës zikaltër.

Vendimi është marrë mbrëmjen e djeshme pas një video konverence mes trajnerit De Boer dhe presidentit të “Suning”.

Trajneri holandez u dëbua pas 5 fitoreve dhe 7 humbjeve, dhe vetëm 2 barazimeve në 14 ndeshje në kampionat dhe Europa League.

Ai është trajneri i 8-të që shkarkohet që nga epoka kur në krye të zikaltërve ka qenë Jose Mourinho, raporton Albeu.

Sipas “Sportmediaset’ në “pole Positions” për të marrë drejtimin e skuadrës për momentin është Stefano Pioli. Ish trajneri i Lazios mund të përfitojë një firmosë deri në qershor të vitit 2018.

 

Pin It