Për të shmangur rënien e flokëve ju vjen në ndihmë qepa e kuqe.
Një nga mënyrat natyrale për të limituar rënien e flokëve është lëngu i qepës, i cili zhduk edhe zbokthin, infeksionet mykotike dhe thatësinë e tyre.
Lëngu i qepës ka veti antibakteriale, ndihmon për pastrimin në thellësi dhe parandalon shfaqjen e baktereve dhe kërpudhave, të cilat dobësojnë flokët, si dhe ndihmojnë në rritjen e tyre pa problem. Lëngu i qepës, siç shkruan noa.al, mund të përgatitet lehtësisht në shtëpi dhe është i gjithi natyral.
Mjafton të qëroni dy qepë të kuqe dhe t’i vendosni në fruluator duke i përzier deri sa të krijohet një trajtë lëngu. Idealja do ishte që ta përzieni me 50 gramë mjaltë, për të reduktuar aromën. Këshillohet që këtë masë ta aplikonmi në flokë 1 herë në javë dhe ta lini të veprojë për 15-30 minuta më pas lajini flokët normalisht. Në këtë mënyrë flokët do të bëhen më të fortë, më me shkëlqim dhe më të plotë.