100 mln dollarë për rritje pagash e pensionesh

franquias-de-sucesso_micro

Të ardhurat për pensionistët dhe të punësuarit pritet të rriten nga 500 deri në 10 mijë lekë. Qeveria ka gati vendimin për rritjen e pagave dhe pensioneve, i cili ka marrë tashmë edhe miratimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe pritet që të miratohet në Këshillin e Ministrave.

Sipas këtij vendimi qeveria do të akordojë një fond me vlerë 100 milionë dollarë. Bazuar në këtë fond pensionet pritet të rriten me 3-4%, ndërsa pagat do të rriten nga 10-20%.

Mësohet se rritja do të bëhet me kategorizim. Pra do të rriten më shumë pagat dhe pensionet e ulta dhe më pak rritje do të ketë për pagat e pensionet e larta.

Kështu paga minimale prej 22 mijë lekësh do të rritet me minimum 2 mijë e 200 lekë dhe do të shkojë minimum 24.200 lekë. Paga mesatare në sektorin privat nga 40 mijë do të shkojë në 44 mijë lekë. Paga mesatare e mjekëve nga 60 mijë lekë do të shkojë në 66 mijë, ndërsa për infermierët paga mesatare do të shkojë 41.800 lekë. Nga kjo rritje do të përftojnë edhe mësuesit të cilët nga 53 mijë lekë që është paga mesatare do të përfitojnë 58.300 lekë në muaj.

Pin It