15% gjobë për bizneset që nuk paguajnë tatimin mbi fitimin

drejtoria

Bizneset që nuk paguajnë tatimin mbi fitimin dhe tatimin e thjeshtuar mbi fitimin çdo tremujor do të gjobiten në vlerën 15% të këstit.

Kështu parashikon ligji i miratuar në tetor të vitit 2015, i cili tashmë po fillon të zbatohet. Sipas njoftimit të tatimeve, “Mospagimi në afat i kësteve paraprake të tatimit mbi fitimin ose kësteve paraprake të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, sipas nenit 30, të ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, dënohet me gjobë në masën 15 për qind të shumës së këstit për t’u paguar.”

Përpara këtij ligji bizneset nuk gjobiteshin për mospagimin e tatimeve. Ligji i ri vendos gjoba dhe sanksione të rënda në kuadër të fushatës kundër informalitetit.

Një pjesë e gjobave u hodhën poshtë nga Gjykata Kushtetuese pas kërkesës së Shoqatës së Tregtarëve. Kushtetuesja shfuqizoi përfundimisht gjoba prej 10 milionë lekësh për tregtarët e shumicës që shesin mallrat e pashoqëruara me faturë, si dhe gjobat 500 mijë lekë për moslëshim fature, mosdeklarimin e pagës reale, mosdeklarimin e punonjësve te biznesi i vogël. U shfuqizua gjithashtu dhe neni që ngarkonte me gjobë 100% të mallit të padeklaruar dhe rivlerësim të të ardhurave për 6 muaj, gjoba 500 mijë lekë nëse nuk afishon çmimet apo njoftimin se ke të drejtë të mos paguash nëse nuk merr faturë.

Pin It