2016, vit pozitiv për biznesin e hotelerisë

3 (1)

Tremujori i parë i vitit 2016 rezulton pozitiv për biznesin e hotelerisë, i cili raporton rritje të aktivitetit ekonomik, pagave dhe numrit të të punësuarve gjatë kësaj periudhe.

Sipas të dhënave të INSTAT-it ky sektor paraqet rritje me 24.7% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2015. Ndërsa indeksi vjetor tregon rritje prej 11.7%.

Po ashtu, edhe pagat në aktivitetet e grupit “hotele” janë rritur me 13.9% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2015, ndërsa në krahasim me tremujorin e fundit të vitit 2015 kjo rritje është 4.2%.

Pin It