22 mln lekë për promovimin e turizmit, një muaj afat për aplikimet

19636416215_838047d8c3_b

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizimit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ka vënë një fond me vlerë 22 milionë lekë në dispozicion të projekteve për promovimin e turizmit.

Të gjithë ata që duan të investojnë në projekte që promovojnë turizmin kanë një muaj afat të dorëzojnë aplikimet e tyre pranë MZHETTS.

“Fondi i vënë në dispozicion është 22 milionë lekë ndërkohë që paraqitja e aplikimit mbaron deri në 11 nëntor dhe aktiviteti duhet të zhvillohet brenda datës 31 dhjetor 2016”, thuhet në njoftimin e MZHETTS-it.

Ky fond do të mbulojë 50% të shpenzimeve të projektit për secilin kandidat, që do të thotë se 50% duhet të plotësohen nga aplikantët.

Projektet do të jenë të orientuara në dy drejtime si promovimi i atraksioneve turistike, industrisë së mikpritjes nëpërmjet aktiviteteve mediatike dhe innovative, si dhe zhvillimi dhe përmirësimi i produkteve turistike specifike.

Pin It