5 ushqimet që duhet të hani rregullisht nësë vuani nga koliti

Vitet e fundit është rritur ndjeshëm numri i të personave që vuajnë nga koliti. Koliti  është një sëmundje e cila nuk prek një moshë të caktuar, por që shfaq simptomat e saj të para në moshën 15- vjeçare. Dieta e varfër ushqimore, abuzimi me ushqimet e yndyrshme dhe të thata, konsumi i tepruar i alkoolik  janë disa prej shkaqeve kryesore që çojnë në shfaqjen e kolitit.

Simptomat kryesore të kolitit janë: dhimbjet e barkut, diarre, gazra në aparatin tretës, kapsllëk dhe vështirësi në jashtëqitje. Më poshtë kemi disa këshilla rreth ushqimeve që duhet të konsumoni rregullisht në qoftë se vuani nga koliti:

1.Kosi: Kosi është një ndër ushqimet që nuk duhet të mungojë kurrë në regjimin ushqimor të personave që vuajnë nga koliti. Ai ka në përmbajtjen e tij acid laktik, një substancë që lufton inflamacionin e sistemit tretës dhe veprimin e radilave të lira në organizëm. Mjekët rekomandojnë të hani 200 ml kos në ditë, mund ta hani edhe të shoqëruar me fruta.
2. Ujë patatesh: Zakonisht jeni mësuar të hani patate të ziera, të skuqura ose në formë pureje, por jo më pak i vlefshëm është edhe uji i tyre. Ky lëng lufton kolitin, diarrenë dhe përmirëson aktivitetin e sistemit tretës. Zieni në tenxhere disa patate me madhësi mesatare. Pasi t’i keni zier, kulloni  lëngun dhe pijeni vazhdimisht gjatë ditës.
3. Uji i orizit:  Uji i orizit është shumë i këshillueshëm në qoftë se keni probleme me kolitin. Rregullon pH-in natyral të stomakut, redukton inflamacionin dhe irritimin e zorrës së trashë dhe rrit numrin e baktereve të mira në sistemin tretës.
4.Karrota: Ajo është e pasur me fibra dhe përbërës me veti anti-inflamatiore, që rrit florën bakteriale të zorrëve dhe i mbron ato nga veprimi i radikaleve të lira. Konsumi i përditshëm i karrotave dhe lëngut të tyre përmirëson ndjeshëm sistemin tretës.
5. Banania përmban shumë fibra të tretshme në ujë, ku ndër më të rëndësishmet është pektina, e cila pasi përthithet nga sistemi tretës, normalizon vlerat e pH-it në zorrë dhe parandalon diarrenë dhe kapsllëkun. Përbërësit e tjerë si potasi dhe magnezi përmirësojnë shëndetin intestinal. Merrni një ose dy banane të pjekura mirë dhe kalojini në mikser me pak mjaltë.

 

Pin It