Orari i zgjimit përcakton kaloritë që merrni

Studimet kanë treguar se të qenit një person që zgjoheni herët në mëngjes ju bën edhe më të ndërgjegjshëm.

Sipas një studimi të fundit të botuar në revistën “Obesity” dhe “New York Times” thuhet se keta njerëz mund të jenë më të mirë në përzgjedhjen e ushqimit të shëndetshëm.

Autorët monitoruan afërsisht 2 mijë vullnetarë për mënyrën e tyre të të ushqyerit. Në të vërtetë nuk kishte ndonjë dallim të madh mes dy grupeve të njerëzve, atyre që zgjoheshin herët në mëngjes dhe ‘zogjve të natës’ në aspektin e numrit të përgjithshëm të kalorive të konsumuara në ditë, por ishte një ndryshim në llojin e ushqimit që secili grup hante.

“The Times” tha se njerëzit që rrinë zgjuar natën nuk janë të prirur të konsumojnë mëngjes. “Tipat e njerëzve që preferojnë mbrëmjet janë të prirur për të jetuar me kohën e tyre të brendshme biologjike”,  tha autori i studimit, Mirkka Maukonen.

Shoqëria jonë është e strukturuar në mënyrë të tillë që tipat e mëngjesit të përshtaten më mirë.

Pin It