5 ushqimet që ekspertët rekomandojnë për të prekurit me diabet

kanelle-e1477650195190

Të prekurit nga diabeti 2 duhet të tregojnë kujdes në ushqimet që zgjedhin për të konsumuar.

Shoqëria Amerikane e Diabetit analizoi në vitin 2012 rezultatet e 11 testeve klinike në lidhje me menaxhimin e diabetit, dhe arriti në përfundimin se dieta me pak karbohidrate ka një impakt pozitiv në glukozën në gjak, ndjeshmërinë ndaj insulinës, madje mund të zvogëlojë edhe nevojën për përdorim të ilaçeve që ulin glukozën.

Ndër të tjera ekspertët këshillojnë që dietës së njerëzve që vuajnë nga diabeti 2 duhet t’i shtohen këto produkte ushqimore.

Fasulet e zeza

Fasulet janë të pasura me fibra dhe proteina, dhe si rezultat, kanë indeks të ulët të glicemisë. Ato mund të konsumohen kurdo, në mëngjes, drekë ose darkë. Të sëmurët me diabet duhet të kenë gjithmonë fasule në kuzhinën e tyre.

Avokado

Sasia e lartë e yndyrave të pangopura të avokados dhe përmbajtja e ulët e sheqerit e bëjnë atë frutin perfekt për të sëmurët me diabet. Yndyrat e pangopura mund të ulin nivelet e kolesterolit në gjak dhe mund të zvogëlojnë tretjen e sheqernave të tjera.

Uthulla e mollës

Mund të mos jetë aperitivi më i shijshëm para një vakti, megjithatë, një lugë gjelle uthull molle para se të hani mund t’ju ndihmojë të mbani nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak. Një studim i Universitetit Shtetëror të Arizonës zbuloi se kur të sëmurët me diabet dhe ata që rrezikoheshin të prekeshin nga kjo sëmundje konsumuan 2 lugë gjelle uthull molle para dy vakteve në ditë, filluan të shfaqnin më shumë përmirësime në ndjeshmërinë ndaj insulinës, krahasuar me grupin tjetër që nuk konsumoi uthull molle.

Çaji i kamomilit

Një studim i publikuar tek revista “Agricultural and Food Chemistry” tregon se çaji i kamomilit mund të rregullojë nivelet e sheqerit në gjak. Hulumtuesit shkencor të Universitetit Toyama në Japoni kanë kryet një eksperiment tek disa minj diabetikë, të cilët i ushqyen me ekstrakt kamomili për tre javë dhe panë ulje të përgjithshme të niveleve të glukozës në gjak, krahasuar me grupin tjetër të minjve që nuk u ushqyen me këto ekstrakte.

Kanellë

Sipas ekspertëve, po të shtohet vetëm një gjysmë lugë çaji kanellë në dietën e përditshme, qelizat reagojnë më lehtë ndaj insulinës.

Burimi: Fox News

Pin It