Disa kuriozitete që duhet t’i dini për bukën

l_1461_pane-importante-in-una-cena

Mendohet se buka është një nga ushqimet e konsumuar në masë nga njerëzit që në lashtësi. Kjo pasi është një nga burimet më të mira të të gjithë lëndëve ushqyese për organizmin e njeriut pasi përmban proteina, karbohidrate, kripëra minerale, vitamina etj.
Buka përmban afërsisht 50-60% karbohidrate të cilat furnizojnë muskujt dhe gjithë organizmin e njeriut me energji.
Gjithashtu buka përmban fibra, të cilat ndihmojnë aparatin tretës të organizmit tonë. Pikërisht falë përmbajtjes së fibrave buka rregullon gliceminë në gjak dhe krijon ndjenjën e ngopjes.

Ja 10 gjërat që duhet t’i dini patjetër për bukën:
1. Njerëzit kanë konsumuar bukën 10.000 vjet p.e.s
2. Në Mbretërinë e bashkuar njerëzit hanë 113 gram bukë në ditë, ndër to 76 gram i konsumojnë gratë.
3. Shpikësi i bukës ka qenë skllavi romak Marcus Vergilius Eurysaces në shekullin e parë. Atij i erdhi ideja nga kali i tij i cili shtypte baltën në një pellg uji, duke ecur në mënyrë rrethore.
4. Shmangni personat që nuk pëlqejnë bukën dhe fëmijët.
5. Artrophagous do të thotë “të hash bukë”, ndërsa Artolatry është “pëlqimi  i bukës”.
6. Pan de Campo ose e quajtur ndryshe buka e kaubojsave, është bërë buka zyrtare e Teksasit në vitin 2005.
7. Në Britaninë e Madhe, 32% e bukës çohet dëm.
8. Në Britaninë e Madhe shiten gati çdo ditë 12 milionë bukë, 76% e të cilave janë të bardha.
9. Otto Rohwedder shpiku bukën me feta në 1982. Ai është gjithashtu i njohur për mbështjelljen e saj me gazetë, për t’a mbajtur më të freskët.
10. Shitja e bukës së parë me feta është cilësuar si një hap gjigand në industrinë e pjekjes së bukës. Prej saj doli dhe shprehja popullore “Gjëja më e mirë që prej ndarjes së bukës në feta”.

Pin It