Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u vlerësua me titullin “Qytetar Nderi” i Shkodrës gjatë vizitës së tij ditën e sotme në këtë qytet. Titulli iu dorëzua nga Këshilli Bashkiak i këtij qyteti me motivacionin për kontributin e dhënë për pavarësinë e Kosovës, rolin negociator në proçesin integrues dhe si faktor stabiliteti.
Presidenti Thaçi uzhvilloi një takim me kryetaren e Bshkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, me të cilën bisedoi për lidhjet e hershme mes qytetit të Shkodrës dhe Kosovës. ata përmendën edhe bashkëpunimet e fundit në fushën kulturore dhe ekonomike.
Thaçi vizitoi gjithashtu edhe fototekën “Marubi”, si dhe vendosi kurora me lule pranë bustit të shenjtores “Nënë Tereza”, patriotit “Luigj Gurakuqi” dhe “Isa Boletini”.