Shumë shpejt shoferët e Manhattan, San Francisco do të kenë aplikacionin që i lajmëron shoferët për ndonjë rrezik të mundshëm në rrugë.
Nexar Ltd parandalon përplasjet para se të ndodhin. Ky aplikacion regjistron video nga kamera e smartphone për të detektuar frenat dhe gazin.
Me anë të sensorëve të telefonit si akselerometri dhe xhiroskopi, Nexar i instaluar në një makinë do të mund t’i dërgojë sinjal makinës tjetër nëse bën një frenim të menjëhershëm, nëse ka një pengesë në trafik për shembull.
Sensorët e telefonit dallojnë gropat, apo dëmtimet e rrugës ku kalon makina. Eran Shir, shefi i Nexar thotë se ky aplikacion ka regjistuar rreth gjysëm milioni momente rreziku.