Agjencia e Trajtimit të Pronave nisi shpërndarjen e kompensimit financiar prej 960 milionë lekësh për 118 ish-pronarë. Në tërësi do të kompensohet një sipërfaqe prej 412 mijë metrash katrorë.
99 mijë metra katrorë e njohur si tokë truall dhe 313 mijë metra katrorë e njohur si tokë bujqësore.
Sipërfaqja e tokës në dispozicion të Agjencisë për kompensim fizik është 471 mijë metra katrorë. Agjencia njofton se, aktualisht ka përfunduar shqyrtimin e 153 aplikimeve, me objekt kompensimin financiar dhe kompensimin fizik për vendimet të miratuara në vitet 1993- 1994.