Bizneset, 10 shkurti afati i fundit për korrigjimin e deklarimit të shitblerjeve

buxheti

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve deklaroi se vetëdeklarimet e bizneseve të vogla për vitin 2016 kanë parregullsi të shumta, prandaj administrata tatimore iu bën thirrje bizneseve të vetëkorrigjojnë deklarimin e shitblerjeve për vitin që lamë pas.

Afati i vetëkorrigjimit për të gjithë sipërmarrësit të cilët kanë gabuar në deklarimin e totalit të blerjeve dhe shitjeve është data 10 shkurt 2017.

“Të nderuar sipërmarrës të kategorive biznes i vogël me TVSH dhe biznes i vogël pa TVSH: Nga të dhënat aktuale në sistemin elektronik, mbështetur në vetëdeklarimin tuaj, rezulton se ka parregullsi në mbajtjen dhe deklarimin e totalit të blerjeve dhe shitjeve për vitin 2016. Brenda datës 10 Shkurt 2017, Administrata Tatimore, ju fton të deklaroni dhe korrigjoni këto pasaktësi lidhur me totalin e blerjeve dhe shitjeve për vitin 2016, përpara vlerësimit tonë, thekson njoftimi i tatimeve”, shkruhet në njoftimin e DPT.

Pin It