Pas plot 37 vitesh, në qytetin e vogël Ain Sefra të Saharës, ka rënë borë e dendur për disa orë me radhë, duke bërë që sipërfaqja të mbulohet me masën që arrin deri në një metër.
Fëmijët dhe të rinjtë janë kënaqur duke rrëshqitur nëpër dunat e rërës, pjerrtësia e së cilave ishte e përkyer për këtë lojë.Mirëpo, aty nuk kanë kaluar mirë udhëtarët dhe shoferët. Për pasojë, shumë njerëz nuk kanë shkuar në punë, derisa forcat për mbrojtjen e ambientit janë mobilizuar, që të ndihmojnë ata që janë bllokuar.
Në fotografitë e postuara më poshtë, mund të shihni peizazhet e shkretëtirës që janë mbuluar nga shtresa e bardhë e borës.