Administrata shtetërore planifikon të rekrutojë 1082 persona gjatë vitit 2017. Kaq është numri i vendeve vakante në institucionet shtetërore, pjesë e shërbimit civil.
Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e djeshme planin vjetor të pranimit për vitin 2017 dhe përcaktoi edhe ndarjen sipas kategorive.
Për trupën e nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues planifikohen 10 vende; për kategorinë e mesme drejtuese 85 vende; për kategorinë e ulët drejtuese 312 vende; për kategorinë ekzekutive 675 vende. Emërimet në çfarëdo insitucioni shtetëror do të bëhen nëpërmjet Departamentit të Administratës Civile.
VENDIMI
- Numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2017 në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil, është gjithsej 1 082, i ndarë sipas kategorive të mëposhtme:
a) Për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues 10;
b) Për kategorinë e mesme drejtuese 85;
c) Për kategorinë e ulët drejtuese 312;
ç) Për kategorinë ekzekutive 675.
- Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm në kategorinë ekzekutive janë, si më poshtë:
Shkenca juridike;
Shkenca kompjuterike;
Audit i brendshëm;
Shkenca ekonomike;
Shkenca ekonomike/juridike;
Shkenca shoqërore;
Shkenca sociale;
Histori-filologji;
Veterinari;
Agronomi;
Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to;
Kimi;
Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme;
Shkenca inxhinierike;
Arkitekturë;
Arkeologji dhe restaurime;
Artet e bukura;
Gjeodezi;
Shkenca ekzakte;
Shkenca edukimi;
Mësuesi;
Arsim i lartë ushtarak/policor;
Arsim i lartë