Vitaminat janë një përbërës i rëndësishëm i shëndetit të mirë. Nëse keni mungesa në vitamina të ndryshme do të keni këto sëmundje dhe shqetësime.
1.Mungesa e vitaminës D – Dhimbje muskujsh, problem me kockat
Dhimbje muskujsh, probleme me kockat apo dhëmbët.
Për të marrë më shumë vitaminë D në dietën tuaj, provoni qumështin ose produkte të tjera të qumështit (si kos ose gjizë) peshk yndyror si salmoni apo toni (edhe pse jo më shumë se dy herë në javë).
2.Mungesa e vitaminës A – Probleme me vizionin
Nëse keni vështirësi për të parë natën keni probleme që lidhen me vizionin tuaj. Jeni duke vuajtur nga mungesa e vitaminës A. Një dietë e pasur me vitaminë A pasur duhet të përfshijë perimet me gjethe jeshile, portokall, karrota, patate te ëmbla, speca dhe vezë.
3.Mungesa e vitaminës E – Reagoni me vonesë
Nëse reagoni me vonesë dhe keni reflekse të vonuara keni mangësi të vitaminës E Vitamina E është e nevojshme për shëndetin e nervave si dhe B12, ndihmon me komunikimin mes trurit dhe nervave që kontrollojnë muskujt tuaj dhe reflekset. Konsumoni grur, si dhe vezë, majonezë, mish, arra fara dhe avokado.
4.Mungesa e vitaminës C- Plagët tuaja shërohen me vështirësi
Keni mungesë te vitaminës C(së bashku me vitaminë A dhe zink). Kjo është për shkak se qelizat e lëkurës dhe qelizat e tjera kanë nevojë për vitamin C që të riprodhohen dhe të shërohen pasi janë dëmtuar.
Për të marrë më shumë vitaminë C në dietën tuaj, shtoni agrume (si limon, limes dhe grapefruits) perimet me gjethe jeshile (si spinaqi, arugula dhe lakër jeshile)
5.Mungesa e vitaminës B1- Luhatje humori
Jo të gjitha simptomat e mangësisë së vitaminave janë fizike. Nëse ndiheni i pikëlluar pa patur arsye konkrete, keni mangësi të vitaminës B.Në qoftë se nuk keni mjaftueshëm B1 në trupin tuaj, këto qeliza nuk funksionojnë dhe shfaqin probleme psikologjike Përfshini në dietën tuaj mish të kuq dhe të bardhë, bizele, fasule dhe thjerrëzat.