Higjiena e këllëfëve të jastëkëve

Higjiena trupore si dhe ajo e ambientit përreth nesh, është e domosdoshme për secilin. Kujdesi për të pasur shtratin, çarçafët dhe mbulesat e tij pastër, përbën gjithashtu një rëndësi të veçantë. Prandaj shumë prej nesh preferojmë ti ndërrojmë ato  së paku një herë në javë. Mirëpo këllëfët e jastëkëve janë çështje tjetër. Jastëku vetë është çdo natë në kontakt të drejtpërdrejtë me fytyrën, dhe kjo na ekspozon ndaj rreziqeve që mund të sjellë. Secili prej nesh duhet t’I ndërrojë këllëfët e jastëkut më shpesh se ç’e mendon.

“Këllëfët e jastëkëve duhet të ndryshohen çdo dy ditë, pa përjashtim. Ato janë shumë pranë  fytyrës, dhe dora jonë mban më shumë papastërti se çdo pjesë tjetër e trupit. Shumica e njerëzve nuk i lajnë jastëkët aq sa do të duhej, ky është krim.” shprehet ekspertja e pastërtisë Shannon Lush. Sipas saj, papastërtia e këllëfët janë një prej shkaqeve kryesore të pikave të zeza në fytyrë. “Ai mbledh qelizat e vdekura të lëkurës, që bien sidomos kur flemë. Gjithashtu ai  është një prej shkaktarëve kryesorë të pikave të zeza.”

Pin It