https://soundcloud.com/spektrum-group/newsroom-14022016
Newsroom lajmet kryesore të javës 8-14 shkurt 2015
POLITIKË
Sekretari amerikan i shtetit John Kerry ka vizituar sot Shqipërinë, ku është takuar me Presidentin Nishani, kryemininistrin Edi Rama si dhe me kreun e opozitës Lulzim Basha. Kerry ka theksuart nevojën e reformave që kanë të bëjnë me rrugën kundër krimit dhe korrupsionit ndërsa kryeministri Edi Rama deklaroi se kuvendi do të kalojë reformën në drejtësi në muajin mars.
- Lexo më shumë: Sekretari amerikan i shtetit John Kerry viziton Shqipërinë
Kuvendi i Shqipërisë miratoi gjatë javës me shumicë votash, disa projektligje dhe marrëveshje të rëndësishme.
- Lexo më shumë: Kuvend, miratohen disa projektligje të rëndësishme
Duket se mosdhënia e dakordërsisë për reformën në drejtësi nuk është vetëm në dorë të vullnetit të kryedemokratit Lulzim Basha, por pengesa shihet tek ish-kryeministri Sali Berisha. Ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së faktorizojnë Berishën, duke e ‘rikthyer’ atë në selinë e PD-së dhe madje në takimet zyrtare.
AKTUALITET
Një javë pas ngjarjes së rëndë të Elbasanit ku mbetën të vrarë 3 persona dhe u plagosën 8 të tjerë, policia nuk ka ende asnjë të arrestuar. Por Policia dhe Prokuroria, shprehen se po e ngushtojnë rrethin e personave të dyshuar për vrasjen e pjesëtarëve të fisit Çapja.
- Lexo më shumë: Masakra e Elbasanit ende pa autor
Ndërsa vijojnë debatet për Reformën në Drejtësi dhe Byronë e Hetimit, kryeprokurori Adriatik Llalla, bën fakt të kryer njësinë e re antikorrupsion, së cilës i shtohen 8 prokurorë, vetëm një muaj pasi e kishte shkrirë për mungesë referimesh.
Ish-Guvernatori Ardian Fullani ka paditur Kuvendin dhe Bankën e Shqipërisë për shkarkim të padrejtë nga detyra dhe kërkon një dëmshpërblim prej 37.68 milionë lekësh.
Padia është depozituar në gjykatën administrative.
- Lexo më shumë: Fullani kërkon 37 milion lekë dëmshpërblim për shkarkim të padrejtë nga posti i Guvernatorit
Qeveria e Shqipërisë ka mitatuar vendimin për mobilizimin ushtarak si detyrim ligjor i shtetasve, për të siguruar plotësimin e njësive dhe të reparteve të strukturave ushtarake me personel, gjatë periudhave në të cilat janë vendosur masa të jashtëzakonshme. Mobilizimi kryhet në bazë të situatave të veçanta dhe nevojave të Forcave të Armatosura.
- Lexo më shumë: Rikthehet “zbori”
EKONOMI
Ndërsa në Shqipëri prej kohësh tashmë po mungojnë lajmet e kompanive të huaja që hapin njësi prodhuese (përveç shërbimeve Call Center), mediat në shtetit fqinj, Maqedoni, gëlojnë nga informacionet për kompani nga e gjithë bota që po vendosin filialet e tyre, duke përmendur shifra konkrete investimesh dhe vendesh pune të hapura.
KOSOVA
Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë ka konfirmuar mbështetjen për Kosovën, në rrugën e integrimit europian dhe procesin e liberalizimit të vizave, ndërsa ka ftuar opozitën të ndalë dhunën dhe të bashkëpunojë me qeverinë.
- Lexo më shumë: Kurz, në Kosovë: Mbështetje për integrimin dhe vizat
Në Kosovë janë rreth 60 mijë kontributdhënës, të cilët nuk mund të marrin pensionet e tyre për periudhën e paraluftës, pasi në vitin 1999, gjatë largimit nga Kosova, Serbia mori me vete edhe paratë e Fondit të Pensioneve.
RAJONI
Greqia ka 3 muaj kohë që të përforcojë kontrollet e kufijve të saj për të zbutur fluksin e emigrantëve që përdorin tokën helene si trampolinë për në vendet e tjera të Bashkimit Europian.
Ky është afati i dhënë nga Brukseli, i cili ka kaluar nga paralajmërimi drejt masave konkrete për Athinën, në të kundërt, Greqia do të përballet me masa që shkojnë deri në pezullimin e saj prej zonës Shengen.
- Lexo më shumë: Emigrantët, BE i jep 3 muaj kohë Greqisë
BOTA
Kryeministri francez, Manuel Valls i bëri thirrje Rusisë që të ndalojë sulmet ajrore ndaj civilëve në Siri si një hap thelbësor për të arritur paqen. “E respektoj Rusinë dhe interesat e Rusisë, por që të rigjejmë shtegun e paqes, të bisedimeve, Rusia duhet të ndalë sulmet ndaj civilëve në Siri”, tha Valls.
- Lexo më shumë: Franca: Rusia të ndalojë bombardimet në Siri
Sipas një studimi të ri më shumë se 5.5 milionë njerëz në të gjithë botën vdesin para kohe çdo vit për shkak të ajrit të ndotur,
Numri më i lartë i vdekjeve është në vendet që po zhvillohen me shpejtësi ekonomikisht si Kina dhe India. Faktori kryesor është emetimi i grimcave të vogla nga termocentralet, fabrikat, automjetet, dhe nga djegia e qymyrit dhe drurit.
- Lexo më shumë: Ajri i ndotur, vdesin 5.5 milionë njerëz në vit
SOCIALE
Maturantët për të përfunduar gjimnazin dhe të pajisen me dëftesën e pjekurisë duhet të kalojnë me sukses 5 provime.
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka firmosur udhëzimin për organizimin dhe zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore 2016.
KULTURË
Ka një lexim ndryshe që Biblioteka Kombëtare do t’u bëjë veprave të shkrimtarit tonë, Ismail Kadare, në kuadër të 80-vjetorit të lindjes.
Një sërë aktivitetesh do të nxjerrin në pah raportin e privilegjuar që ka ndërtuar shkrimtari me kulturën shqiptare, e përmes saj edhe me atë botërore.
- Lexo më shumë: Kadare, në një qytet librash në Bibliotekën Kombëtare
SPORT
Njihuni me nje bllok të shkurtër të lajmeve sportive.
- Lexo më shumë: Lajme shkurt nga sporti