
Sot në Bruksel nis samiti 2-ditor i Bashkimit Europian me në fokus të axhendës reformimin e BE-së. Reformat janë kërkuar nga kryeministri britanik, David Cameron, i cili paralajmëroi se nëse ato nuk ndodhin, vendi i tij mund të dalë nga Unioni. Por këtë muaj, presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian, Donald Tusk, paraqiti draft-marrëveshje për reforma, që Britania të mbetet në BE.



