Miratohet vendimi për pezullimin dhe lirimin e nëpunësve

qeveria

Qeveria në mbledhjen e djeshme ka miratuar vendimin që sanksionon pezullimin dhe lirimin nga shërbimi civil të nëpunësve. Pezullimi mund të jetë me kërkesë të vetë nëpunësit civil, ose të eprorit, ndërsa lirimi bëhet me kërkesë të eprorit. Ky vendim rregullon procedurat për pezullimin nga shërbimi civil të nëpunësve civilë të gjitha kategorive e lirimin nga shërbimi civil për nivelin ekzekutiv të ulët e të mesëm drejtues.

Pin It