Viber, aplikacioni i komunikimit bëhet tashmë i papërgjueshëm. Kompania ka bërë të ditur se funksionet e reja do të lëshohen globalisht në javët në vijim.
Funksionalitetet e reja të privatësisë do të jenë të disponueshme në Android, iOS dhe Desktop me versionin 6.0 të aplikacionit.
Enkriptimi i Viber do të variojë në disa nivele sigurie, bëri të ditur kompania, të cilat do të vizualisht do të përkthehen në formën e një “kyçi” me ngjyrë që shfaqet në të djathë të fushës së dërgimit të mesazheve.
Nëse bart ngjyrën gri, do të thotë se komunikimi në atë moment është tërësisht i enkriptuar.
Ngjyra e kuqe do të thotë se personi me të cilin po flisni nuk ka të aktivizuar enkriptimin.