Raporti i Facebook, Sjqipëria 15 kërkesa për akses në profilet e FB

 

Fb

Çdo vit autoritetet hetuese të shteteve të ndryshme dërgojnë kërkesa për të pasur akses në llogaritë e individëve në Facebook dhe rrjete të tjera sociale. Sipas një raporti të fundit nga Facebook, Shqipëria ka dërguar 5 kërkesa për të patur akses për 15 akaunte gjat vitit 2015. Mbështetur po në të njëjtin raport Kosova ka dërguar 17 kërkesa më shuë se Shqipëria.

Në raport nuk përmendet asnjë e dhënë tjetër në lidhje me kërkesat për shkak të ruajtjes së privatësisë.

Kërkesa e shteteve të ndryshme bëhet për persona që janë në proçes hetimi nga shteti përkatës. Dhe nga kërkesat e bëra bëhej fjalë për persona të implikuar në rrëmbime apo grabitje.

Numrin më të lartë të kërkesave e kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rreth 19,235 për 30 mijë profile në FB. Më pas vjen India, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia, kërkesat e të cilëve i kalojnë mbi 1 mijë. Ndërsa shteti i cili nuk ka bërë asnjë kërkesë për të aksesuar në llogaritë e facebuukut ka qënë shteti i Miamarit

Pin It