Bregu i Lumit, romët në protestë kundër prishjes së barakave

211

Përfaqësues të komunitetit rom në Shqipëri, të rritur e fëmijë, janë bashkuar ditën e premte para dyerve të Bashkisë së Tiranës për të protestuar kundër prishjes së barakave buzë lumit. Barakat në të cilat jetojnë dhjetëra banorë të këtij komuniteti do të prishen për ndërtimin e argjinaturës së lumit Lana pranë Bregut të Lumit.

Bashkia e Tiranës propozon që këto familje të zhvendosjen në qendrën tranzitore në Tufinë dhe të aplikojnë për përfitimin e banesave sociale ose banesave me qira më të ulët, sipas skemës që mbulon bashkia.

Por përfaqësuesit e komunitetit rom nuk e pranojnë ofertën, prandaj edhe kanë vendosur të pengojnë zbatimin e projektit, duke protestuar me pankarta në duar para bashkisë. Në njërën nga pankartat shkruhej “Romët në periferi të Bashkimit Europian”, duke aluduar për diskriminimin e këtij komuniteti në Europë.

Pin It