MZHU miraton fondin për strehim në 6 bashki

banesa-sociale

Ministria e Zhvillimit Urban miraton fondin prej prej  4,571,992 lekë për 5 bashki, të cilat përfitojnë grante të menjëhershme për strehimin. Ky fond do t’i shpërndahet 20 familjeve,  të cilat plotësojnë kriteret për përfitimin e granteve të menjëhershme për strehim, përkatësisht në bashkitë Kavajë, Gramsh, Vlorë, Korçë dhe Pogradec.

20 familjeve përfituese, nëpërmjet këtij fondi do t’i paguhet 10% e vlerës së banesës me kosto të ulët. 14 prej tyre kanë përfituar banesë me kosto të ulët nga Enti Kombëtar i Banesave dhe 6 familjet e tjera kanë përfituar kredi nga Banka Kombëtare Tregtare. Grupi i punës, i ngritur pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban ka miratuar kërkesat e ardhura nga 5 bashkitë, në mbështetje të dispozitave ligjit nr. 9232, datë 13.05.2004 “Për programet sociale të strehimit”, i ndryshuar, me VKM nr. 527, datë 06.08.2014 “Për miratimin e procedurave kritereve dhe përparësive për përfitimin e grantit të menjëhershëm për banesat me kosto të ulët”.

gjitha njësive të qeverisjes vendore, u është kërkuar të paraqesin pranë MZHU, kërkesat për grante të menjëhershme, brenda datës 8 korrik 2016, të miratuara, me vendimet e Këshillave Bashkiakë.

 

Vetëm në dy muaj Korrik- Gusht,   Ministra e Zhvillimit Urban me fondet e saj  ka mundësuar ofrimin e një strehimi të përballueshëm për 79 familje, 21 prej të cilave i përkasin bashkisë Tropojë.  Afati i fundit për të gjitha bashkitë për të aplikuar për bonusin e strehimit është 30 Shtatori 2016.

Pin It