A është virusi Herpes shkaktuesi kryesor i degradimit të trurit(Alzheimer)?

download

 

Kujdes, sepse një fvirus i cili mund të konsiderohet si i parrezikshëm, mund të mjaftojë për të shkaktuar Alzheimer. (sëmundje e cila quhet ndryshe humbje e mendjes, harres ose çmenduri).

Një grup prej 31 shkenctarësh kanë zbular se infeksionet ose bakteriet mund të shkaktojnë një pllakë në tru e cila mund të shkaktoj humbje të kujtesës duke çuar deri në sëmundjen e Alzheimer. Dhe deri tani nga studjimet mësohet se shkaktuesit kryesorë të kësajë sëmundje janë virusi Herpes dhe Klamidia të cilat njihen si spirohetë.

Sipas shkenctarëve njerzit mund të hasen me këto viruse të paktën 2 deri në tre herë gjatë jetës së tyre. Dhe si çdo sëmundje, në fillim ato nuk vërehen por kur kalonë një kohë e gjatë dhe gjejnë një periudhë stresi tek individët, ato rizgjohen pasi kanë shkaktuar një pllakë në kokë dhe japin efektin e tyre. Virusi Herpes është parë si shkaktuesi kryesorë i Alzheimerisë i cili dëmton sistemin nervor dhe sistemin limbik.

Në raportin e shkenctarit Douglas Kell i cili është profesor në universitetin e Kimisë në Mançester thuhej se ka prova të mjaftuheshme që vërtetojnë se Herpes është një nga viruset kryesorë të cilët shkaktojnë këtë sëmundje.

Sado keq të tingëllojë fakti se virusi herpes është shkaktari kryesorë i krijimit të plakkës në tru i cili pengon komunikimin e neuroneve me njëri-tjetërin dhe për pasojë shkakton sëmundje degjenerative, kjo ka një anë pozitive. Deri tani nuk dihej se çfarë e shkatonte Alzheimer-in, tani që kjo u mësua rritet mundësia për të ecur përpara për të gjetur ilaçin.

Edhe pse u bënë 412 prova klinike për të luftuar këtë sëmundje gjatë viteve 2002 deri më 2012 ende nuk është gjetur një kurë për të. Por fakti që është zbuluar që ka të bëjë më sistemin imunitar është një hap në drejtimin e duhur.

Pin It