Alsenal ndalet nga Stoke City (VIDEO)

https://www.youtube.com/watch?v=PRDSOK-bvWQ

Arsenali ka barazuar me Stoke City në xhiron 22-të të Premier League.

Pas barazimit dramatik me Liverpoolin, Gunners kanë lënë pikë edhe kundër Stoke Cityt duke barazuar pa gola, 0-0.

Megjithëse te dyja skuadrat e kërkuan rrugën e golit këtë nuk ia arritën dot në saje të mbrojtjeve të hekurta të ekipeve respektive, raporton Telegrafi.

Olivier Giroud humbi dy raste të pastra para golit të portierit, Jack Butalndit, i cili nuk lejoi që të tundet rrjeta e Stokes.

Kjo e fundit kishte edhe ajo rastet e veta, por të cilat nuk mundën ti konkretizonin shkaku i portierit të Arsenalit, Petr Cech.

Vlen të theksohet se në këtë takim mungoi edhe sulmuesi shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili shkaku i një lëndimi të vogël nuk mundi t’i ndihmonte bashkëlojtarët tek Stoke.

Pas këtij barazimi, Arsenal ngjitet në pozitën e parë të renditjes tabelore të ligës elitare angleze me 44 pikë, po aq sa ka edhe Leicester City i vendit të dytë.

arsenali-me-barazim-merr-kreun-e-lig-euml-s-premier-foto-video_hd

Pin It