AMF: Subjektet e tregtimit online paraqesin risk të lartë për publikun, Sigurim i detyrueshëm për avokatët noterët, dentistët dhe mjekët

KOMISIONI I EKONOMISE - Kryetarja e Autoritetit te Mbikeqyrjes Financiare, Enkeleda Shehi, duke folur gjate nje mbledhje te komisionit parlamentar te Ekonomise, ku eshte diskutuar ne lidhje me penetrimin e sigurimeve.

Autoriteti i mbikëqyrjes Financiare ka në plan të përfshijë profesionistët e ndryshëm në skemat e sigurimit të detyrueshëm.

Kreu i AMF, Enkelejda Shehi tha në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë se diçka e tillë bëhet për t’u garantuar më shumë mbrojtje konsumatorëve në raport me profesionistë si mjekë, dentistë, farmacistë, arkitektët, inxhinierë, noterë apo avokatët.

“Po ashtu në drejtim të zgjerimit të zhvillimit të tregut të sigurimit në funksion të mbrojtjes së konsumatorëve AMF realizoi një kërkim në lidhje me mundësinë e shtrirjes së sigurimit të detyrueshëm edhe në produktet dhe përgjegjësitë profesionale të cilën ja vuri në dispozicion institucioneve përkatëse të shoqatës së siguruesve”, shprehet Shehi. 

Gjatë raportimit në Kuvend, Shehi tha se vëmendje të madhe nga AMF po tregohet ndaj subjekteve të tregtimit online, të cilat paraqesin risk të lartë për publikun.

Pin It