Qytetarët që do të çregjistrojnë makinat do të përfitojnë falje të plotë të taksave dhe gjobave.
Sipas Ministrisë së Financave, ligji i ri për amnistinë fiskale parashikon faljen e plotë të taksave dhe të gjobave për makinat që prej vitit 2011, me kusht çregjistrimin e tyre.
Personat që dëshirojnë të mbajnë automjetin do përfitojnë falje të gjobave dhe penaliteteve, por do të duhet të paguajnë të plota taksat e prapambetura bazuar në ligjin e ri.