Një studim i ri thotë se rrjetet sociale dhe interneti mund të kenë efekt negative tek të rinjtë. Të rinjtë që përdorin pa limit rrjetet sociale, që shfletojnë faqe në web, shikojnë video dhe filma pa fund, janë më të rrezikuar të vuajnë nga së mundjet e shëndetit mendor si depresioni, ankthi, impulsiviteti apo nga çrregullime të tipit ADHD.
Hulumtuesit shkencorë tek “Universiteti McMaster” në Kanada anketuan mbi 250 studentë duke përdorur Testin e Varësisë ndaj Internetit (IAT) të krijuar në vitin 1998.
Sipas autorit kryesor të studimeve, Michael Van Ameringen, profesor tek “Universiteti McMaster” në Kanada, studentët që janë të varur pas internetit kanë më shumë vështirësi të përshtaten me aktivitetet e ditës, përfshirë jetën në shtëpi, punë, shkollë, shoqëri etj.
Sipas studimit, 33 studentë u diagnostikuan me varësi të internetit kurse 107 të tjerë me përdorim problematike të internetit. Sipas prof. Ameringen, përdorimi i internetit ka ndryshuar në mënyrë këto 18 vitet e fundit, ku shumë njerëz po punojnë në internet, mediat sociale dhe gazetat online.
Studimi do të zbulohet i plotë në Kongresin vjetor të Kolegjit Evropian të Neuropsikofarmacologjisë, në Vjenë.