Apple krijon orën inteligjente që ruan shëndetin tonë

Kompania “Apple” mund të ketë një ide për përmirësimin e sensorëve në orën e inteligjente dhe mundësi për komunikim në raste urgjente.

Aplikim i ri patentës zbulon se kompania mund të jetë e aftë për të thirrur për ndihmë urgjente mjekësore në qoftë se përdoruesi ka problem shëndetësor emergjent.

Ora e mençur do të mund të verë re një ndryshim në trupin e përdoruesit ose në afërsi të tij dhe do të shtyjë sinjalin në telefon në numrin tek i cili kërkohet për ndihmë.

Përdoruesit e orës mund të ndërtojnë një listë të kontakteve të cilët do të informohen gjatë një situatë emergjente. Nuk është ende e qartë nëse kjo do të bëhet pjesë e opsioneve të kompanisë në lidhjen me orën inteligjente.

Pin It