Pas Manjanit, gjykatat marrin një tjetër shuplakë edhe nga Tahiri

download (2)

Pas akuzave të ministrisë së drejtësisë ndaj gjykatave për tjetërsimin e pronave, një tjetër shuplakë për këtë dikaster ka ardhur edhe nga ministri i brendshëm Saimir Tahiri i cili tha që përveç armikut në rrugë, një tjetër armik i fortë i policisë së shtetit është edhe gjykata. Ministri reagoi shumë ashpër ndaj disa vendimeve të dhëna nga gjykatat, që kanë liruar persona të arrestuar për armëmbajtje pa leje, ose edhe të akuzuar për krime të tjera, siç ndodhi një ditë më parë me një person të dënuar në Francë për trafik drogë.
“Armiku ynë më i madh, përveç atij që është në rrugë, është ai që fshihet pas çekiçit dhe që rreh çekiçin e korruptuar për të liruar atë që policia arreston. Unë respektoj çdo gjyqtar të ndershëm, çdo union që mbron interesat më të larta të publikut, por as respektoj dhe as do të ndaloj së denoncuari publikisht çdo gjyqtar të korruptuar”, tha ministri i Brendshëm.

Tahiri e bëri këtë deklaratë në ceremoninë për fillimin e procesit të testimit të kandidatëve për shkollën bazë të policisë gjatë paradites së kësaj të marte.

Pin It