Policia rrugore në Tiranë me Golf 7-ta elektrik

14484605_1281012008615622_3738277358272417629_n

Policisë rrugore të kryeqytetit i janë shtuar këtë të mërkurë 11 makina të reja që nuk punojnë me karburant por janë elektrike. Këto makina i janë dhuruar policisë së shtetit nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike si dhuratë në sajë të ndihmës që blutë i kanë dhënë ketij institucioni për goditjen e vjedhjes së energjisë elektrike. Aktualisht janë në dispozicion 11 makina tip golf 7,  ku vlera e së cilës sipas zyrtarëve të ministris së brendëshme shkon në rreth 50 milion lekë versioni elektronik, ndërsa një version normal arrin ne rreth 30 milion lekë. Gjatë ceremonise së prezantimit të automjetëve Ministri i Brendshëm Saimir tahiri tha se këto makina ulin shpenzimet e policisë.

Automjetet kryejnë rreth 250 km vetëm me vetëm me një karikim të baterive, ndërsa për tu furnizuar në mënyrë të plot nevojiten 6 orë kohë.

14602322_1281333771916779_9153659851442749440_n

Menjëherë pas prezantimit të automjeteve të reja ka reaguar edhe ish ministri i Brendshëm Flamur Noka i cili i konsideroi ato si lodra të reja për punonjësit e policisë. Ndërsa shtoi se Ministri tahiri dhe Kryeministri rama vijonë të mbrojë Klement balilin i cili kërkohet nga gjysma e policisë së botës.

Pin It