Apple Pay tashmë edhe në Mac

apple-pay-620x330

Një nga tiparet që është prezantuar në konferencën e madhe të Apple, WWDC është edhe shtesa Apple Pay, nëpërmjet të cilës bëhen pagesat online.

Sistemi i pagesës në Apple do të ju lejojë të bëni pagesa online dhe të identifikoni blerjen tuaj përmes TouchID në iPhone apo orën Apple Watch.

Ky tipar hap rrugën e Apple në shitblerjen elektronike kështu që përdoruesit e kompanisë do të kenë qasje më të lehtë në blerje.

Kompania poashtu ka bërë të ditur se mund të zgjerojë sistemin e pagesave në Zvicër, Francë dhe Hong Kong.

Pin It