Plani i zhvillimit vendor, Zvicra do të financojë Malësinë e Madhe  

images

Qeveria zvicerane, përmes Programit për Decentralizim dhe Zhvillim Lokal (DLDP), do të financojë hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor (PPV) për zhvillimin e bashkisë së Malësisë së Madhe. Zvicra është e para që i përgjigjet ftesës së Ministres së Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, për donatorët ndërkombëtarë.

DLDP do të ndihmojë financiarisht dhe teknikisht në hartimin e planit për zhvillimin e Malësisë së Madhe, një ndër 30 bashkitë ku ende nuk ka nisur puna për PPV. Ajo gjithashtu do të ngrejë kapacitetet për 29 bashki për t’i trajnuar ato për fillimin e hartimit të planeve të zhvillimit në të gjithë vendin.

DLDP ndodhet në Shqipërinë Veriore që prej vitit 2006 dhe vepron në fushën e planifikimit dhe menaxhimit financiar në nivel vendor, rajonal dhe kombëtar.

Në fillim të këtij viti nisën punën për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor 31 bashki, 26 prej të cilave do të financohen pjesërisht nga buxheti i shetit, ndërsa 5 bashki kanë përfituar mbështetje teknike dhe financiare nga USAID.

26 BASHKITË E MBËSHTETURA NGA QEVERIA SHQIPTARE PËR PPV

Lezhë, Kurbin, Krujë, Kukës, Dibër, Durrës, Vorë, Shijak, Kavajë, Rrogozhinë, Divjakë, Ura Vajgurore, Poliçan, Skrapar, Gjirokastër, Vlorë, Himarë, Sarandë, Konispol, Librazhd, Përrenjas, Cërrik, Pogradec, Korçë, Tiranë dhe Shkodër.

5 BASHKITË E MBËSHTETURA NGA USAID PËR PPV

Lushnjë, Elbasan, Berat, Kuçovë dhe Fier.

30 BASHKITË QË NUK KANË ENDE PLAN VENDOR

Malësi e Madhe, Tropojë, Has, Fushë Arrës, Pukë, Vau Dejës, Mirditë, Bulqizë, Klos, Mat, Kamëz, Belsh, Peqin, Patos, Pustes, Gramsh, Maliq, Roskovec, Selenicë, Përmet, Këlcyrë, Devoll, Kolonjë, Mallkastër, Memaliaj, Libohovë, Dropull, Tepelenë, Delvinë, Finiq

 

Pin It