Arsenal barazon ndaj Hull Cityt

arsenal

Arsenali nuk ka arritur asgjë më shumë se një barazim pa gola ndaj Hull Cityt në ndeshjen e zhvilluar në shtëpi në kuadër të 1/8-ës së finales së FA Cup.

Arsenali në këtë takim hyri me formacion të dytë, duke pushuar disa lojtarë para duelit në Ligën e Kampionëve ndaj Barcelonës.

Përkundër dominimit, Arsenali nuk arriti që të shënonte gol, por u kujdes që të mos pranonte.

Pas këtij barazimi, duhet të zhvillohet edhe një ndeshje për ta kuptuar se cila skuadër do ta vazhdoj garën për këtë trofe.

Pin It