Lewandowski nuk do të largohet nga Bayern Munich

lewandowski

Thomas Muller ka zbuluar të ardhmen e Robert Lewandowski.

Robert Lewandowski nuk do të largohet nga Bayern Munich. Për këtë është i sigurt sulmuesi i gjigantit bavarez, Thomas Muller.

Gjatë këtyre ditëve është përfolur se polaku mund të transferohet në Real Madrid ose Manchester United. Por, Muller ka demantuar të gjitha.

“Unë nuk e di se sa serioz është interesimi i klubeve për të. Tregu i transferimeve nuk është i hapur tani. Plus Lewa ka ende kontratë me Bayernin. Është e qartë se ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për Bayernin”, ka theksuar ai.

Pin It