Arsenali ka siguruar pjesëmarrjen në raundin e katërt të FA Cup duke eliminuar Sunderlandin me rezultat 3-1.
Në ndeshjen e zhvilluar në Emirates, mysafirët shënuan të parët me anë të Jeremain Lens (16’). Joel Campbell e barazoi rezultatin (26’).
Golat e Aaron Ramsey (72’) dhe Olivier Giroud (76’) përmbysën gjithçka në pjesën e dytë.
Edhe Manchester City është kualifikuar në raundin tjetër të FA Cup, pas fitores prej 3-0 ndaj te Norwich City.
Dy gola u realizuan në pjesën e parë, ndërsa rezultatin e zhbllokoi Sergio Aguero (16’). Kelechi Iheanacho shënoi golin e dytë (31’).
Goli i tretë u realizua nga Kevin de Bruyne (78’). Navas ishte asistues.