Barcelona ka dhuruar një poker golash nda Granadas duke fituar me rezultat 4-0.
Vendasit dominuan gjatë gjithë ndeshjes, duke mos i dhënë mysafirëve mundësi për të rrezikuar seriozisht gjatë gjithë ndeshjes.
Ndeshja filloi me dy gola të shpejtë të Lionel Messit (8’ dhe 14’), i pari i asistuar nga Arda Turan, ndërsa i dyti nga Luis Suarez dhe me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.
Dominimi absolut i Barcelonës vazhdoi edhe në pjesën e dytë, ku në minutën e 58-të erdhi edhe het-triku nga Messi.
Për pokerin e Barcës në këtë ndeshje u përkujdes braziliani Neymar, i cili shënoi për 4-0 në minutën e 83-të, pas një asistimi të bukur nga uruguaiani, Luis Suarez.
Pas kësaj fitore katalunasit vazhdojnë të jenë në vendin e parë me 42 pikë nga 18 ndeshje, një më shumë se Atletico dhe pesë se Real Madridi.