Aston Villa shkarkon pas 124 ditësh italianin Di Matteo

di-matteo

Aston Villa ka njoftuar se ka shkarkuar nga detyra e trajnerit Roberto Di Matteon.

Klubi i njohur anglez nuk ka pasur fillimin e dëshiruar në sezonin 2016/17.

Italiani ishte në krye të Aston Villas vetëm për 124 ditë. Ish-trajneri i Chelseat fitoi vetëm një ndeshje nga 12 gjithsej.

Roberto Di Matteo, i cili ka drejtuar më parë edhe Schalke 04 e Chelsea, duke fituar edhe Championsin me “blutë” e Londrës në 2012, erdhi te Aston Villa me objektivin për ta kthyer atë në Premier League.

“Aston Villa vendosi të shkarkojë trajnerin Roberto Di Matteo. Ky vendim u mor për shkak të rezultateve të dobëta, që e kanë lënë skuadrën në vendin e 19. Duam të falënderojmë Roberton për përpjekjet e tij për të ndihmuar në ringritjen e skuadrës dhe i urojmë më të mirën për të ardhmen”, theksohet në komunikatën e klubit anglez.

Në vend të tij është emëruar Steve Clarke.

Pin It