Liverpooli shkatërron Aston Villan (VIDEO)

liverpool

Liverpooli ka shkatërruar Aston Villan, duke e mposhtur si mysafirë me rezultat të thellë 0:6

Skuadra e Jurgen Klopp është treguar shumë e fortë për Aston Villan, të cilës i shënoi  gjashtë gola duke mos pranuar asnjë.

Gjithçka nisi për mrekulli për Liverpoolin të cilët shënuan golin e parë në minutën e 16’të, përmes Daniele Sturridge. Para se skuadrat të shkojnë në pushim, Liverpooli dyfishojë epërsinë, ishte mesfushori James Milner ai që shënoi për 2:0.

Liverpooli e nisi furishëm edhe pjesën e dytë, në të cilën shënoi katër gola. Emre Can, Divock Origi, Nathaniel Clyne dhe Kolo Toure, shënuan në pjesën e dytë për rezultatin përfundimtar 6:0.

Pas kësaj fitoreje, skuadra e Jurgen Klopp ka grumbulluar 38’të pikë dhe gjendet në vendin e tetë në tabelë.

https://www.youtube.com/watch?v=TIcZ5lxmJ7o

Pin It