Tottenham spektakolar ndaj Manchester Cityt (Video)

eriksen

Tottenham e ka mposhtur Manchester Cityn në ‘Etihad Stadium’ me rezultat 2:1, për t’i rrëmbyer tri pikë shumë të rëndësishme, që e pozicionojnë skuadrën e Mauricio Pochettinos në vendin e dytë në tabelë me dy pikë më pak se Leicester City.

Te gjithe golat u shenuan në pjesën e dytë. Në minutën e 52’të, sulmuesi, Raheem Sterling, shkaktoi penallti, nga pika e bardh nuk gaboi Harry Kane, i cili shënoi për 1:0.

Reagimi i vendasve erdhi në minutën e 74’tër, kur i riu Kelechi Iheanacho, shënoi një gol të bukur për t’i dhënë shpresa skuadrës së tij që t’i rrëmbejnë krejtësisht pikët nga ky takim.

Por pak minuta më vonë ndodhi e kundërta. Christian Eriksen befasoi vendasit duke shënuar për 1:2 në minutën e 83’të të ndeshjes, që njëherit ishte edhe goli përfundimtar i këtij takimi.

https://www.youtube.com/watch?v=a34txDYQoKI

Pin It