Barcelona kërkon talentin e Liverpool-it

liverpool-players-running-in-ground

Philipe Coutinho është  objektivi kryesor i Barcelonës në merkato. Mesfushori me tipare sulmuese i skuadrës së Liverpool-it është duke kaluar një formë të shkëlqyer tek “The Reds”.

Stili i lojës që ka 24-vjecari është i ngjashëm me atë të kampionëve të Spanjës, ndërsa një tjetër element që mund të ndikojë për të bindur futbollistin është miqësia e tij me yllin e Barcelonës, brazilianin Neymar.

Situata është disi e kompilikuar, pasi tekniku i Liverpool-it, Jurgen Klop nuk ka ndërmend të heqë dorë prej lojtarit.

Gjithashtu një tjetër faktor pengese është dhe kontrata që ka futbollisiti me klubin e tij.Kontratë e cila skadon në vitin 2020.

Për ta bindur Coutinhon të qëndrojë në Anfield Road, pritet ti ofrohet rinovimi, ku do te përfshihet dhe rritja e pagës.

Ende nuk flitet për shifra konkrete, por  gjatë merkatos se verës palët do të ulen për të biseduar mbi lojtarin, ku sigurisht fjala e fundit i takon Philipe Coutinho-s.

Pin It